Select Page

– “Dijeni se Allahu e ka ndëshkimin të rreptë dhe dijeni se Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Kuptimi: Njohja e këtyre dy fakteve le të jetë gjithmonë në zemrat tuaja, duke qenë të sigurt për to. Dijeni dhe kujtojeni vazhdimisht se Allahu është Ndëshkues i rreptë. Ndëshkimi i Tij godet në këtë dynja dhe në ahiret ata që nuk i binden Atij.

Por dijeni dhe kujtojeni vazhdimisht që Allahu është gjithashtu Falës i Madh e Mëshirëplotë, në dynja dhe ahiret, për ata që i binden. Kjo njohje do të bëjë që në zemrat tuaja të lindë dhe të forcohet frika nga ndëshkimi i Tij dhe shpresa për faljen, mëshirën dhe shpërblimin e Tij. Ajo, gjithashtu, do t’ju nxisë që të punoni me këtë frikë dhe shpresë. Pastaj i Lartësuari thotë: