Select Page

– “Për këtë thënie, Allahu i ka shpërblyer me kopshte, nëpër të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Ky është shpërblimi për vepërmirët.” – Për shkak se dëshmuan të vërtetën dhe shfaqën hapur nënshtrimin ndaj Allahut, Ai i shpërbleu me Xhenet. Ky ajet flet për ata të krishterë të cilët e besuan Muhamedin a.s, si Nexhashiu etj. Në fakt, mes tyre do të gjesh gjithmonë nga ata që e zgjedhin Islamin, pasi u qartësohet kotësia e fesë së mëparshme të transformuar e ndryshuar nga të padrejtët. Pa dyshim, këta janë më pranë Islamit dhe mundësisë për ta pranuar të vërtetën sesa judejtë dhe idhujtarët. Pas shpërblimit të vepërmirëve, i Lartësuari vijon të përmendë ndëshkimin e vepërkëqijve: