Select Page

– “Thuaju: A po adhuroni veç Allahut atë që nuk ka asnjë fuqi   që t’ju sjellë as dëm e as dobi?!” – Kuptimi: Thuaju atyre, o i Dërguar: Vallë, në vend të Zotit po adhurojnë krijesat, që janë nevojtare, të varfëra dhe që nuk kanë në dorë as dëm e as dobi?! Si adhuroni krijesat e dobëta dhe nevojtare, dhe e lini anash adhurimin e Zotit, që është i Vetmi që ka në dorë dobinë dhe dëmin, dhënien dhe privimin?!

– “Allahu është Dëgjon e Di gjithçka.” – Allahu është Dëgjues i të gjitha zërave, në të gjitha gjuhët e ndryshme dhe i të gjitha kërkesave e lutjeve. Ai është i dijshëm për ato që shfaqen dhe për ato që mbulohen, për të fshehtat dhe për të dukshmet, për çështjet e shkuara dhe ato të ardhme. Për këtë arsye, vetëm Allahu, që është me cilësi të plota, i meriton të gjitha adhurimet.