Select Page

– “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre.”. Kjo është njëra nga doktrinat e të krishterëve, madje doktrina themelore e tyre. Ata pretendojnë se Zoti është një trini, e përbërë nga tri pjesë: Zoti, Isai (Jezusi) dhe Merjemja (Maria). I Pastër dhe i Lartësuar  është Allahu nga çdo mangësi me të cilën e përshkruajnë. Ky është argumenti më i qartë që tregon mendjelehtësinë dhe dobësinë e të menduarit të të krishterëve.

Si mund të pranohen të tilla fjalë të shëmtuara për Zotin e qiejve dhe të tokës?! Si është e mundur të barazosh dhe ngatërrosh Krijuesin me krijesat?! Si nuk arrijnë të vërejnë dhe kuptojnë madhështinë dhe pushtetin e Zotit të botëve? Duke i kundërshtuar ata dhe çdo njeri tjetër të ngjashëm, Allahu i Madhëruar thotë:

– “Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Një Zoti të vetëm.” – Allahu ka çdo cilësi të plotë e absolute. Ai është i pastër nga çdo mangësi. Ai është i vetmi që krijon, administron dhe rregullon çështjet e krijesave. Çdo mirësi që u jepet krijesave vjen vetëm prej Allahut. Atëherë, si është e mundur që të adhurohet dikush tjetër veç Tij? I Lavdëruar dhe i Lartësuar qoftë Allahu i Madhëruar nga fjalët dhe shpifjet e shëmtuara, që trillojnë të padrejtët kriminelë! Pastaj, Allahu i Madhëruar i kërcënon ata duke thënë:

– “Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një dënim i dhembshëm.” – Ky kërcënim, normalisht, duhet të nxisë frikë-respekt ndaj të Madhërishmit dhe pendim tek Ai. Më pas, Allahu i Lartësuar  i fton ata në pendim, duke u treguar se do t’ua pranojë atë. Ai thotë: