Select Page

U thuaj ithtarëve të Librit, duke vënë në dukje devijimin dhe humbjen e tyre: Ju nuk jeni askund në çështjet tuaja fetare. Ju nuk e besoni Muhamedin a.s, as Kur’ânin, as Profetin tuaj, as Librin që ju dha atij. Ju nuk e besoni të vërtetën e sigurt dhe nuk keni asnjë themel ku qëndroni. Ju do të vazhdoni të jeni të humbur, derisa të ndryshoni dhe të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe Kur’ânin,  që ju zbriti nga Zoti juaj.

Në fakt, kështu do të vazhdoni të jeni, derisa të zbatoni atë që e shpalli Zoti juaj, i Cili kujdeset për ju dhe që vazhdimisht zbret mirësitë e Tij mbi ju. Mirësia më e madhe që ju ka dhuruar është zbritja e librave hyjnorë, si udhëzim dhe ligj për ju. Prandaj për këto mirësi është detyrë për ju që të shprehni mirënjohjen e thellë dhe përunjësinë ndaj Dhuruesit. Mirënjohja shprehet duke zbatuar porositë dhe ligjet e Zotit, duke plotësuar me besnikëri amanetin e ngarkuar prej Tij.