Select Page

– “Sikur ithtarët e Librit të besonin dhe të ruheshin, Ne do t’ua shlyenim gjynahet dhe do t’i fusnim në kopshtet e mirësisë.” – Kjo është bujaria dhe mirësia e madhe e Allahut të Lartësuar. Edhe pse më sipër Ai tregon besimin, fjalët dhe veprat e tyre të shëmtuara, përsëri i fton në pendim. Nëse ata e besojnë Allahun, melekët e Tij, të gjithë profetët e Tij, të gjitha shpalljet e Tij e ruhen nga gjynahet, Allahu i Madhëruar premton se do t’ua falë gjynahet e mbulojë të këqijat, edhe sikur të jenë sa të jenë, pastaj do t’i fusë në Xhenetin e mirësive, ku do të kenë çfarë u dëshiron shpirti dhe syri.