Select Page

– “Kur  vijnë te ti, ata thonë: “Kemi besuar”. Por, në fakt, ata hyjnë me kufër dhe largohen me kufër.” – Ata pretendojnë se janë besimtarë, ndërkohë vijnë e shkojnë me mosbesim. Ata thjesht janë mohues, edhe nëse pretendojnë se besojnë. Nuk ka në gjendje më të rëndë se këta të vetëmashtruar. Si nuk e kuptojnë këta të mjerë se:

– “Allahu e di më së miri se çfarë fshehin ata.” – Pra, Allahu i di shumë mirë veprat e tyre të shëmtuara, mosbesimin dhe hipokrizinë që fshihet në zemrat e tyre. Ai ka për të shpërblyer gjithësecilin sipas punës së bërë, e mirë apo e keqe qoftë. Më pas, Allahu i Madhëruar zbulon mangësitë e tyre, duke treguar kështu ndihmën dhe mbështetjen e Tij për besimtarët: