Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij t’u drejtohet ithtarëve të Librit që të pranojnë fenë Islame, të vetmen fe të drejtë, dhe t’u thotë atyre se ajo që ata e urrejnë dhe përbuzin është dhe duhet të jetë gjëja më e vyer dhe e nderuar për çdo njeri.
– “Thuaju: “O ithtarë të Librit! A na kundërshtoni dhe na urreni vetëm pse besuam në Allahun, në Shpalljen që na zbriti neve dhe në ato (shpallje) që kanë zbritur më parë? Me të vërtetë, shumica prej jush janë të pabindur.”” – Kuptimi: Vallë, a po na urreni dhe po e konsideroni si mangësi tonën faktin që ne besojmë në Allahun, në shpalljet e Tij të shkuara dhe në atë të fundit, që besojmë në të gjithë profetët e tij të shkuar dhe Profetin e fundit?! Apo na urreni ngaqë ne besojmë se ai që nuk ka besimin tonë konsiderohet qafir, shkelës i kufijve të Zotit, i prishur dhe i shkatërruar?! Si mund ta konsideroni si mangësi atë që është detyra më e rëndësishme nga të gjitha detyrat, që rëndon mbi çdo të përgjegjshëm ligjërisht?! Shumica juaj janë të shthurur, shkelës të kufijve të Zotit të Madhëruar, të zhytur kokë e këmbë në gjynahe.
Për këtë arsye, është më mirë për ju që të heshtni. A nuk ju mjafton që po ngarkoni vetveten me gjynahe dhe mosbindje ndaj Zotit, por dëshironi të zhyteni edhe më keq, duke urryer fenë që duhet ta doni dhe ta jetoni: Islamin?! Të konsideruarit e fesë së vërtetë si mangësi dhe turp tregon se ata e shihnin besimin e vërtetë si një të keqe dhe kotësi. Atëherë, Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit (a.s)dhe i thotë: