– “Masat janë vetëm për ata, që u bëjnë njerëzve padrejtësi dhe për ata, që bëjnë çrregullime në Tokë.” – Masat ndëshkimore të vendosura nga Sheriati ekzekutohen mbi ata që u bëjnë padrejtësi njerëzve dhe mbi ata që bëjnë çrregullime në tokë, duke kaluar kufijtë. Këtu bëhet fjalë për të gjitha llojet e krimeve, qofshin ata që cenojnë jetën, nderin apo pasurinë e të tjerëve. Për të gjithë ata është ky kërcënim:
– “Ata do të kenë një dënim të dhembshëm.” – Ndëshkimi është i dhembshëm për zemrën dhe për trupin e tyre, në varësi të krimit që kanë bërë.