Select Page

– “Është Ai që e pranon pendimin e robërve  të Tij, që i fshin gjynahet…” – Këtu tregohet bujaria e pakufishme e Allahut të Lartësuar, mirësia absolute dhe butësia e madhe e Tij. Është i Gjithëmëshirshmi Ai që ua pranon pendimin robërve, kur ata ndiejnë keqardhje pas kryerjes së gjynahut dhe dëshirojnë që kurrë të mos i kthehen më atij gjynahu. Allahu ua pranon pendimin atyre që janë të sinqertë dhe kërkojnë sinqerisht kënaqësinë e Tij. Edhe pse gjynahet janë shkak që robërit të goditen nga ndëshkimet e dynjasë dhe të âhiretit, Allahu i Lartësuar, me butësinë, mëshirën dhe bujarinë e Tij, ua fal dhe ua mbulon gjynahet dhe nuk i ndëshkon në këtë jetë dhe as në jetën tjetër, por kjo kërkon që ata të pendohen sinqerisht, duke plotësuar kushtet e nevojshme për këtë. 164 Allahu i Lartësuar e përforcon këtë premtim kur thotë se: “Ai i fal gjynahet”, pra, i fshin ato të këqija, sikur të mos ishin bërë kurrë. Ai madje fshin edhe gjurmët e të këqijave dhe largon ndëshkimin, që është pasojë e tyre. Nëse Allahu i Gjithëmëshirshëm të fal, Ai të do, dhe kështu tek Ai je i nderuar dhe i pastër nga çdo gjynah që ke bërë. Duke të mëshiruar, Ai të jep sukses për çdo vepër të mirë që të afron tek Ai dhe në Xhenetin e Tij.

“…dhe që e di se çfarë punoni. ”  Pendimi i robërve  nuk ka tek të gjithë të njëjtin karakter. Disa mund të jenë të sinqertë në pendimin e tyre, por disa mund të jenë edhe hipokritë, me qëllime të kësaj dynjaje të pavlefshme. Këto dallime në pendimin e robërve  nuk mund t’i dijë askush veç Zotit, i Cili është i Ditur për gjithçka. Prandaj i Lartësuari e mbylli ajetin me këto fjalë. Le të vlejë kjo si vërejtje, që njerëzit të jenë të kujdesshëm dhe të ruhen shumë nga qëllimet jo të sinqerta me Zotin e tyre. Allahu i Lartësuar i fton robërit që të pendohen nga gjynahet dhe mosbindja e tyre ndaj Tij, dhe pastaj të kthehen tek Ai të bindur dhe të nënshtruar. Por në varësi të reagimit ndaj kësaj ftese, njerëzit ndahen në dy grupe: ata që i përgjigjen asaj pozitivisht dhe ata që nuk e pranojnë këtë ftesë. Sa i përket grupit të parë, Allahu i Lartësuar thotë:

164“Një pendim i pranuar duhet të plotësojë disa kushte:

  1. 1.Sinqeriteti për Allahun e lartësuar në pendimin tënd. Pra njeriu  me pendimin e tij  të synojë që të kënaqë  Allahun e lartësuar. Të  dëshirojë që  Allahu t’ia pranojë pendimin, dhe ta falë për  gjynahet e tij. Me pendimin e tij nuk duhet të synojë të kënaqë njerëzit dhe të afohet tek ta, ose të ketë për qëllim thjesht  t’i shpëtojë  dënimeve  të shtetit. Por me  pendimin e tij  të kërkojë vetëm kënaqësinë e Zotit  dhe që Ai t’ia falë gjynahet e tij.
  2. 2.Kushti i  dytë. Të largohet menjëherë prej gjynaheve dhe ky është një nga kushtet më të rëndësishme  të saktësisë dhe  pranimit të pendimit. Nëse gjynahu është lënie  uaxhibi pendimi realizohet  duke  filluar zbatimin  dhe kryerjen  e këtij uaxhibi. P.sh nëse  dikush nuk jepte  zekatin dhe  dëshion që   Allahu ta falë, ai duhet  të japë  zekatin  e pasurisë  që nuk e ka dhënë  gjatë viteve  që kanë shkuar. Nëse  dikush ka qenë  i mangët  në bamirësinë ndaj prindërve, ai  duhet  të përpiqet maksimalisht për të qënë bamirës ndaj tyre. Nëse ke qënë i mangët në mardhëniet dhe mbajtjen e lidhjeve  farefisnore ai duhet të lidhë ato sërisht. Nëse kryente harame ai duhet të largohet menjëherë prej  tyre dhe të mos vonohet asnjë çast. Nëse ka qenë pej atyre që përfitonin nëpërmjet  ribasë duhet të ndërpres menjëherë këtë mënyrë fitimi dhe të largohet prej saj. Duhet  gjithashtu që shtesën e fituar prej ribasë ta shpenzojë me mënyrën e lejuar  nga sherjati. Nëse ka qenë mashtrues dhe vjedhës i pasurisë së njerëzve me hile e padrejtësi ai duhet të  ndalet dhe të pastrohet nga këto cilësi (mashtrimi, gënjeshtra, tradhëtia). Nëse pasuritë  i ka marrë  padrejtësisht  prej dikujt duhet që t’ia kthej atij  dhe ti kërkoj hallallëkun  prej tij. Nëse ka qenë përgojues dhe  nëpërkëmbës  i nderit të njerëzve  ai duhet të ndalet  nga kjo vepër e  keqe. Nuk ka asnjë vlerë që dikush të thotë: “U pendova”  dhe pastaj të vazhdojë në gjynahet e tij, në lënien e vaxhibeve, në kryerjen e harameve. E pra ky pendim është i pa vlefshëm dhe i pa pranueshëm tek Allahu i lartësuar dhe i gjithëditur. Madje ky lloj pendimi  është si tallje  ndaj Zotit Krenar dhe të lartësuar. E  si mund të  pretendosh se u pendove ndërkohë vazhdon në gjynahet e tua dhe në mos bindje ndaj Zotit?! Nëse  dikujt prej njerëzve  ndaj të cilit  ke  gabuar  do ti  drejtoheshe  duke i thënë: “më fal unë kam gabuar kundrejt teje  dhe kurrë nuk do ti kthehem atij gabimi,” por në  zemrën tënde ti përsëri  dëshiron që ti kthehesh atij gabimi, kjo padyshim do të konsiderohej si tallje dhe nënvlerësim  për atë person. Po kur bëhet fjalë për Zotin e  gjithësisë çfarë  mund të mendohet  dhe si mund të konsiderohet  një vepër e tillë?! Kështu pra i penduar  sinqerisht  konsiderohet  ai  i cili  largohet  nga gabimi  dhe ka vendosur  që të mos i kthehet  më atij. Është e habitshme se si  disa njerëz bisedojnë me ty dhe shprehin keqardhjen e madhe  për çështjen e  ribasë, megjithatë përsëri  vazhdojnë me të, Allahu na ruajt dhe na  udhëzoftë!! Të tjerë tregojnë keqardhe  për çështjen e gibetit  dhe shkeljes së të drejtave të  njerëzve ndërkohë  që ata janë  më të keqijtë që kryejnë këtë  gjynah  dhe  vazhdojnë në të. Allahu na ruajt dhe na  shpëtoftë  nga çdo e keqe! Dikush tjetër  shpreh urrejtjen dhe dëshpërimin nga mashtrimet dhe  shkeljet të të drejtave të njerëzve e moskorrektësinë e tyre, e pastaj vazhdon të jetë njeriu më mashtrues dhe jo korrekt  në plotësimin e të drejtave  të njerëzve. Pra çdo njeri  duhet të lërë gabimin  prej të cilit  u  pendua ose në të kundërt  pendimi i tij është i rrefuzuar  dhe i pa vlefshëm, i pa dobishëm tek Zoti.

***

 Gabimet e njeriut ndahen në dy  kategori:

  1. 1. Gabime ndaj Zotit.
  2. 2. Dhe gabimet ndaj  krijesave.

      Për gabimin ndaj  Zotit mjafton të pendohemi dhe të ndalemi   prej tij  me vendosmëri për të mos iu kthyer kurrë. Në  këtë rast mjafton  kjo dhe  nuk është e nevojshme, madje  mund të themi  se nuk lejohet, që t’u tregosh njerëzve  për gjynahet e tua qofshin lënie vaxhibesh apo kryerje haramesh. Sepse ato kanë qenë gjynahe mes teje  dhe Allahut  dhe, i lartësuari  ti fshehu dhe mbuloi  nga sytë e njerëzve. Pra nuk është me vend  që të zbulosh atë që Zoti me mirësinë e bujarinë  e tij  t’i mbuloi.  Profeti a.s ka thënë: “Çdo  pjestar i umetit  tim është i sigurt  e i falur, përveç  muxhahirinëve (të  shfaqurve në gjynahet e tyre) [Buhari dhe Muslimi],  sikurse është përmendur edhe në haadith  muxhahirinë janë ata që bëjnë gjynahe  dhe kur gdhihen  u  flasin  e tregojnë  njerëzve  që bënë  kështu dhe ashtu….” Disa dijetarë kanë thënë se nëse dikush  bën një gabim  që përmban ndëshkim sherijati,  nuk ka problem që të shkojë tek imami që egzekuton ndëshkimet ti tregojë për gabimin dhe të kërkojë prej tij që të egzekutojë ndëshkimin e sherijatit  si pastrim për të. Por megjithatë më e mira  është që ai t’ia mbulojë vetes atë që Zoti  ia mbuloi  dhe  të pendohet sinqerisht   sepse  i lartësuari është  Bujar, Falës  dhe  shumë i mëshirshëm. Ai e pranon pendimin nga robërit e Tij dhe i fal të këqiat.  Lloji  i  dytë i gjynaheve  janë gjynahet ndaj krijesave. Në këtë rast, pendimit, përveç kushtit të mësipërm,  nëse ka të bëj  në mënyrë të posaçme  me hakun e krijesës, atëherë  i shtohet një kusht  tjetër:  Ti kthejë hakun atij  që i takon. P.sh nëse ka vjedhur nga  dikush duhet t’ia kthesh atij atë që i ke vjedhur ose vlerën e saj. Nëse ke mohuar të drejtën e dikujt, p.sh e ke mohuar se  i ke borxh  që në të vërtet ia ke, atëherë  pendimi  presupozon    të pranosh të vërtetën dhe t’ia japësh hakun e tij. Nëse  i zoti i të drejtës  ka vdekur atëherë  ia jep trashëgimtarëve të tij. Nëse nuk e  njeh apo nuk ka mundësi ta gjesh  atë apo trashëgimtarët e  tij, atëherë jepe  sadeka  në emër të tij  dhe Allahu të  çliron prej saj dhe ia jep atij hakun e tij. Nëse padrejtësia  ndaj njerëzve  është e natyrës  fizike  p.sh  i ka rrahur apo të njgjashme  me këto, atëherë pendimi e kërkon  që të  shkosh  tek ata  dhe t’u mundësosh të të godasin ashtu sikurse i godite, sepse Allahu i lartësuar  ka thënë : “Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. E kush hakmerret për padrejtësitë që i janë bërë, ndaj të tillëve nuk ka ndonjë përgjegjësi. Përgjegjësia (ndëshkimi) është vetëm kundër atyre që u bëjnë njerëzve padrejtësi dhe kundër atyre që pa farë arsye bëjnë çrregullime në tokë. Për të tillët është përgatitur një dënim i dhembshëm. Kush bën durim dhe fal, s’ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm). El shura 40 – 43 Dhe thotë: “…Pra, kush ju sulmon juve, sulmojeni edhe ju po në atë masë. Kini frikë nga Allahu dhe dijeni se Allahu, pa dyshim, është me të devotshmit (të cilët i respektojnë kufijtë e Zotit). Bekare 194. Nëse padrejtësia është bërë me fjalë  rënduese e fyese  mes njerëzve  atëherë  pendimin e kërkon  që të shkosh  tek ai  dhe të kërkosh  hallallëkun  e  të përmbushësh  kërkesat e tij  sipas asaj  që do  të bini dakort  që e drejta të shkojë në vend. Madje edhe nëse të thotë  që nuk të fal derisa të më japësh kaq e  aq, jepja atij. Nëse padrejtësia  është gibet përgojim, pra ke folur në mungesë të tij  dhe e ke përgojuar ndër njerëz. Për këtë çështje  dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme. Disa janë të mendimit se  një pendim i sinqert e  kërkon që të shkosh  tek ai  dhe t’i kërkosh  hallallëkun. Por të tjerë thonë: Jo gjithmonë  veprohet kështu. Nëse ai e ka marrë vesh këtë gjë atëherë mund të shkosh  tek ai dhe t’i kërkosh  hallallëkun. Por nëse nuk e ke marë vesh, atëherë mjafton  që në  atë mexhlis ku e ke përmedur për keq  ta përmendësh  për mirë dhe  të përmendësh  anët e tij  të mira e të kërkosh falje për të. Në këtë  mënyrë  të këqiat  fshihen nga të mirat. Ky mendim është më i saktë dhe më i drejtë. Në hadith  është përmendur: “falja për atë që e ka përgojuar është: “Të  kërkosh  falje për të.”. Kështu  pra pendimi  e kërkon  që të  drejtat t’u kthehen  atyre që i kanë.

  1. 3.Kushti i  tretë. Vendosmëria  për të  mos iu kthyer kurrë në të ardhmen gabimit  nga i cili u pendove. Nëse në  zemrën tënde ende  egziston   dëshira  për t’u kthyer  kur të të jepet mundësia, pendimi është i pa saktë i pa vlefshëm. P.sh dikush me pasurinë e tij merret me  tregëtinë e pijeve dehëse apo e shfrytëzon në udhëtime për të bërë zina e poshtërsi, Allahu na ruajt! Por më pas e kapi varfëria  dhe thotë: O Zot unë pendohem tek ty.” Por në të vërtet ai është gënjeshtar, ngase në zemrën e tij  ai ka dëshirën  që po të kishte pasuri, do të  bënte përsëri të njëjtin gabim. Ky lloj  pendimi  është pendimi i  atij që nuk ka mundësi të bëjë gjynahe. Pra, u pendua apo jo, nuk ka mundësi të bëjë  gjynahe. Shumë njerëz pasi i kap varfëria thonë: “ U pendova”, por ende kanë  dëshirë  që nëse  Zoti  do t’i jepte  përsëri pasuri, do të ktheheshin në të njëjtën gjendje si më parë. Ky lloj  pendimi  është i papranueshëm tek Zoti.
  2. 4.Kushti i  katërt. Pendimi  duhet të jetë në kohën  kur  pranohet pendimi. Nëse  pendohet  në kohën kur pendimi  është i papranueshëm, kjo  është e padobishme. Koha shihet në dy kënvështrime:
  1. 1.Në lidhje me njeriun dhe gjendjen e tij.
  2. 2.Në përgjithësi.

   Sa i përket  pikës së parë themi  se pendimi  duhet të jetë para mbarimit    exhelit, pra para momentit të vdekjes. Në të kundërt ajo nuk i sjell dobi robit, sepse Allahu i madhëruar thotë: “Nuk është i pranueshëm pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë vepra të këqija dhe vetëm atëherë kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, thotë “Unë tani me të vërtetë u pendova!”, as pendimi i atyre që vdesin si jobesimtarë. Për ta kemi përgatitur dënimin më të ashpër.” El nisa 18 Dhe thotë: “Dhe kur e panë Dënimin Tonë, thanë: “Ne i besojmë Allahut, që është Një  dhe i mohojmë ata që i adhuronim veç Tij”. Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve  të Tij. Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut.” El Gafir 84 – 85. Kur njeriu sheh vdekjen dhe afrimin e exhelit të tij, kjo do të thotë që ai e ka humbur shpresën se do të mund të vazhdojë të jetojë dhe pendimi në këto kushte nuk është në vendin e vet. Pasi sigurohet se nuk ka për të jetuar më në jetën e kësaj bote, pretendon se je kthyer dhe je penduar?! Ky është një pendim i detyruar që nuk i sjell asnjë dobi vepruesit të tij. Pendimi që të jetë i pranuar dhe i dobishëm duhet të bëhet më parë. Sa i përket pikes së dytë pra kufizimi i kohës së pendimit në përgjithësi, Profeti a.s. na ka njoftuar se: “Hixhreti kurrë nuk ka për t’u ndërprerë deri sat ë jetë ndërprerë mundësia e pendimit dhe mundësia e pendimit numk do të ndërpritet derisa të lindë djelli nga perëndimi.” Pra pasi dielli të ketë lindur nga perëndimi askujt nuk do ti bëjë dobi pendimi. Allahu i lartësuar ka thënë: “Vallë, a mos po presin tani t’u vijnë melekët ose Vetë Zoti yt ose të vijnë disa nga Shenjat e Zotit tënd?! Ditën kur të vijnë shenja të caktuara të Zotit tënd, askujt nuk do t’i vlejë besimi, nëse nuk ka besuar më parë ose nëse nuk ka bërë asnjë të mirë prej besimit të tij. Thuaj: “Prisni, sepse edhe ne jemi duke pritur!”. El en’am 158. Me fjalën disa nga shenjat e Zotit aludohet për lindjen e diellit nga perëndimi, sikurse e ka shpjeguar Profeti a.s. Kështu pra, pendimi duhet të bëhet në një kohë kur është e mundur pranimi i tij, në të kundër teubja është e pavlefshme inegzistente.

    Shtrohet një pyetje: A është i pranueshëm pendimi për një gjynah të caktuar nëse robi është i vazhdueshëm në kryerjen e një gjynafi tjetër? Dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme për këtë çështje:

  1. 1.Prej tyre ka që janë të mendimit se pendimi për një gabim të caktuar është i saktë edhe nëse robi vazhdon të jetë i vazhdueshëm në kryerjen e  një gjynahu tjetër. Atij i pranohet pendimin për gjynahun prej të cilit pendohet dhe mbetet gjynahu për gabimin të cilin vazhdon ta kryejë.
  2. 2.Të tjerë thanë: “Nuk pranohet pendimi për një gabim përsa kohë robi vazhdon të jetë i vazhdueshëm në kryerjen e një gabimi tjetër.

Të tjerë kanë dhënë shpjegimin se nëse gjynahu të cilin ai vazhdon ta kryejë është i të njëjtit lloj me gjynahun prej të cilit është penduar, atëherë pendimi nuk është i saktë, në të kundërt ai  është i pranueshëm. Le të japim një shembull: Një njeri është penduar nga konsumimi i fajdesë, por vazhdon të jetë konsumues i pijeve dehëse ose mardhënieve jashtëmartesore. A është i pranueshëm pendimi i tij në çështjen e konsumimit të fajdesë? E pra, prej dijetarëve, disa janë të mendimit se pendimi i tij për fajdenë është i papranueshëm përderisa ai vazhdon të konsumojë gjynahet e tjera. Por dijetarë të tjerë, mes tyre edhe autori i librit, janë të mendimit se pendimi për fajdenë është i pranueshëm, sipas mendimit më të pranueshëm dhe të saktë mes dijetarëve. Këto ishin mendimet për një rast të tillë.  Ndërsa përsa i përket rastit tjetër si psh një njeri që pendohet nga kryerja e mardhëieve jashtëmartesore dhe i lë ato, por vazhdon të kryejë gjynahun e shikimit në haram dhe shikimit me epsh në gratë që nuk i lejohet, atëherë në këtë rast, a pranohet apo jo pendimi i tij? Edhe për këtë rast dijetarët kanë dhënë mendime të ndryshme. Disa thonë se pranohet e disa të tjerë thonë që jo. Gjithsesi, mendimi më i saktë në këtë çështje është se pendimi i robit pranohet në të gjitha rastet për gabimin nga i cili pendohet, edhe pse vashdon të jetë i vazhdueshëm në gjynahe të tjera. Por  duhet të theksojmë se ai nuk mund të quhet me emrin “i penduar” dhe nuk meriton lëvdimin që meritojnë “Të penduarit” sepse pendimi i tij nuk është pendim i plotë nga çdo gjynah por pendim i mangët. Është e vërtetë që ai u pendua nga një gjynah i caktuar dhe vërtet nuk meret në përgjegjësi për atë gjynah, por nuk meriton të quhet me titullin “i pendur” për të cilët Zoti ka përmendur aq mirësi dhe ka premtuar atë që ka premtuar, derisa të pendohet nga çdo gjynah që kryen. Ky është mendimi në të cilin qetësohet zemra dhe e besojmë si më të saktë. [Shpjegimi i “Rijadus-salihin” nga Ibn Uthejmin]