Select Page

– “Mos vallë, ata zgjedhin mbrojtës të tjerë veç Atij?!” – Ata kanë zgjedhur zota të tjerë, veç Allahut të Lartësuar, të cilët i adhurojnë dhe u nënshtrohen. Por ky është një gabim shumë i ulët dhe i paarsyeshëm që ata bëjnë, sepse është Allahu i Lartësuar Ai që meriton të adhurohet, t’i bindesh dhe t’i nënshtrohesh.

– “… Vetëm Allahu është Mbrojtësi. …” – Pra, Allahu është El Uelijj – Mbrojtësi, i Dashuri ose Miku i besimtarëve. Allahu është Ai të Cilit duhet t’i përkushtohen të gjitha adhurimet. Allahu është El Uelijj për krijesat, që zbaton vendimet e Tij të drejta dhe plot mëshirë për ta. Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë për adhuruesit e Tij të sinqertë, duke i nxjerrë ata prej errësirave në dritë. Me butësinë dhe mëshirën e Tij, Allahu është gjithmonë në ndihmë të besimtarëve, për çdo çështje të tyre.

– “… Është Ai që ngjall të vdekurit dhe është i Plotfuqishëm për gjithçka. ” – Është Allahu i Lartësuar që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Është Ai që ka pushtetin e plotë mbi gjithçka. Vetëm Allahu jep jetë dhe vdekje dhe vetëm ajo që Ai dëshiron do të ndodhë. Atëherë, vetëm Ai e meriton adhurimin, dashurinë, madhërimin, bindjen dhe nënshtrimin tonë. Ai është i Vetëm dhe i Pashoq në çdo aspekt.