Select Page

– “Kur Ne e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon, por kthen shpinën.” – Allahu i Madhëruar e begaton njeriun me shëndet të mirë, me furnizim të bollshëm e me shumë mirësi të tjera, kurse ai i kthen shpinën Allahut dhe mirënjohjes ndaj Tij. Madje, Allahu i Madhëruar thotë: “ue ne’â bi xhanibih”, që, fjalë për fjalë, do të thotë: “kthen shpinën, me arrogancë e vetëkënaqësi”.

“Por kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.” – Por kur e godet sëmundja, skamja apo ndonjë sprovë tjetër, njeriu lutet e përgjërohet gjatë, për shkak të padurimit të tij. Ai është i padurueshëm gjatë vështirësive dhe mosmirënjohës gjatë mirësive, ndryshe nga ata që Zoti i ka udhëzuar dhe i ka privilegjuar.