Select Page

Pas ajetit: “Pyeti ata që i dërguam para teje: a kemi lejuar që, në vend të Allahut, të adhurohen zota të tjerë?”, Allahu i Madhëruar rrëfen ngjarjen e Musait, thirrja e të cilit është ndër më të njohurat në botë. Në fakt, historia e Musait është përmendur shumë herë në Librin e Tij.

– “Ne e dërguam Musanë me shenjat Tona te Faraoni dhe rrethi i tij. …” – Këto shenja nuk linin asnjë dyshim për saktësinë e mesazhit që ai solli prej Allahut të Madhëruar. Disa prej këtyre shenjave ishin shkopi i tij, gjarpri, vërshimi i karkalecave, i morrave etj.

– “Ai (Musai) u tha: “Unë jam i dërguari i Zotit të botëve.”.” – Ai i ftoi që të besonin Zotin e tyre dhe t’i largoheshin adhurimit të gjithçkaje tjetër.