– “Ata që e mohojnë Mesazhin (Kur’anin), kur ai u vjen, do të dënohen rëndë.” – “Mesazhi” është Kur’ani; kështu e ka quajtur Allahu i Madhëruar. Kur’ani është një libër e një Mesazh që u kujton dhe u mëson njerëzve çdo të mirë, në lidhje me fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre. Ai e lehtëson këdo që pason dhe zbaton udhëzimet dhe dritën e Tij. Sjellja e Kur’anit është mirësi dhe begati e madhe nga Zoti. Atë e përcolli tek ne më i miri i krijesave të Zotit, Muhamedi (a.s.).
– “Ai është vërtet një Libër madhështor.” – Kur’ani është një libër me cilësi të mrekullueshme. Ai është i pacenueshëm, i ruajtur nga çdo mundësi tjetërsimi e ndryshimi. Për të përforcuar këtë fakt, i Lartësuari thotë më tej: