Select Page

– “Po nëse ata (jobesimtarët) refuzojnë, atëherë ata që janë pranë Zotit tënd i thurin lavde Atij, natën e ditën dhe kurrë nuk lodhen.” – Kuptimi: Nëse refuzojnë që të adhurojnë Allahun e Lartësuar dhe nuk i përulen Atij, le ta dinë se ata nuk mund ta cenojnë aspak madhështinë e Allahut. Allahu është jonevojtar për ta dhe për adhurimet e tyre. Nga ana tjetër, Allahu i Madhëuar ka krijuar robër të bindur, të cilët kurrë nuk e thyejnë urdhrin e Tij, por zbatojnë gjithçka që u urdhërohet. “Ata që janë pranë Zotit”, domethënë melekët e Tij, e madhërojnë dhe e lavdërojnë me tesbih Atë natë e ditë, dhe kurrë nuk lodhen apo ta pakësojnë adhurimin. Ata janë shumë të fuqishëm, ashtu siç është e fuqishme edhe dashuria e tyre për Zotin, prandaj edhe  përkushtimi i tyre është i pandërprerë.