Select Page

   Allahu i Madhëruar na paralajmëron për ndëshkimin e Tij të rëndë, me të cilin godet ata që nuk e kujtojnë Atë. Ai thotë:

– “Kush i kthen shpinën përmendjes (Mesazhit) të Zotit, Ne i shoqërojmë nga një shejtan, i cili nuk i ndahet kurrë.” – Këtë ndëshkim të rëndë e meriton Ai që dobësohet dhe e rrallon apo e braktis fare Përmendjen e Allahut dhe Mesazhin e Tij. Po çfarë është, në fakt, Përmendja dhe Mesazhi i Allahut, për të cilin bëhet fjalë këtu? Mesazhi i Allahut është Kur’ani madhështor, i cili është mëshira më e madhe e Mëshiruesit për krijesat e Tij.

Kush e pranon këtë Kur’an, kanë fituar një dhuratë të madhe, pas së cilës do të arrijnë plot mirësi të tjera. Ndërsa ata që e refuzojnë ose e shpërfillin atë, kanë për të pësuar ndëshkim të rëndë, pas të cilit nuk ka më lumturi. Këtyre Allahu i Madhëruar u shoqëron një shejtan shumë dinak dhe tinzar, që u rri gjithmonë nga pas, pa iu ndarë asnjë çast. Ai i mbush me ëndrra boshe, i nxit për gjynahe dhe ua zbukuron ato. Përveç kësaj, i Madhëruari thotë: