– “Por, sigurisht Ne do të bëjmë që jobesimtarët të shijojnë një dënim të ashpër. Ne do t’i ndëshkojmë ata për veprat më të këqija që punuan.” – Veprat e tyre janë kufri, gjynahet, mosbindja ndaj Zotit dhe shpërfillja e Shpalljes së Tij. Sa të këqija janë këto vepra! Ndëshkimi i tyre është i drejtë, sepse ai godet vetëm njerëzit që bëjnë të këqija dhe shpërfillin të vërtetën. Allahu i Lartësuar nuk i bën padrejtësi askujt.