– “Ata do t’u thonë lëkurave të veta: “Përse dëshmoni kundër nesh?” – Ky fakt dëshmon që të gjitha organet do të dëshmojnë. Pra, kuptimi është: Përse dëshmoni kundër nesh, ndërkohë që ne jemi përpjekur gjithmonë t’ju mbrojmë dhe t’ju kënaqim?!
– “Ato do thonë: “Është Allahu Ai që na ka bërë të flasim, Ai që ia ka dhënë të folurit gjithçkaje.” – Kuptimi: Është jashtë mundësive tona që të mos dëshmojmë të vërtetën, kur është Allahu i Madhërishëm Ai që na bëri të flasim. Dëshira dhe urdhri i Tij nuk mund të kundërshtohen.
– “Është Ai që ju krijoi ju herën e parë dhe vetëm tek Ai do të ktheheni”.” – Ashtu sikurse ju ka krijuar ju, me trup dhe shpirt, po ashtu Ai ka krijuar edhe aftësinë tuaj për të folur. Pastaj, ju do të ktheheni tek Allahu, i Cili do t’ju shpërblejë për ato që keni bërë. Ka shumë mundësi, gjithashtu, që këto fjalë t’i referohen vërtetësisë së ringjalljes. Domethënë, Allahu që ju krijoi herën e parë është i Plotfuqishëm që t’ju rikrijojë dhe t’ju ringjallë, për t’ju llogaritur dhe shpërblyer për punët tuaja.