Select Page

– “Unë (thotë Zoti) i lashë këta dhe etërit e tyre të kënaqen, …” – Allahu i Madhëruar i begatoi ata me shumë mirësi, kurse ata u harruan në plotësimin e dëshirave të tyre të shfrenuara, derisa ato u bënë pikësynimi i vetëm i tyre. Dashuria për dynjanë vazhdoi të rritej dita-ditës, derisa u shndërrua në një lloj feje e tyre.

– “… derisa u erdhi e Vërteta dhe i Dërguari me fakte …” – Kështu vazhduan ata, derisa u erdhi e vërteta dhe Profeti i qartë në mesazhin që përcillte, i mbështetur me mrekulli të shumta nga Zoti dhe i pajisur me moralin më të lartë. Ligji që solli ky profet ishte i plotë dhe tregues i të mirës në çdo kohë. Ai ishte në të njëjtën linjë me shpalljet hyjnore që sollën të gjithë profetët e tjerë.

Vetë ftesa e tij për njësimin e Zotit tregon për vërtetësinë dhe besnikërinë e tij. Por, vallë, a ndryshuan ithtarët e Librit pas ardhjes së Profetit besnik? Vallë, a u hapën sytë dhe zemrat e tyre, për t’u çliruar nga dëshirat e shfrenuara dhe përkushtimi pas kësaj dynjaje? Thotë i Madhëruari: