– “Atëherë, Ne i goditëm me ndëshkime.” – Allahu i Madhëruar i ndëshkoi ata, për shkak se ata refuzuan të vërtetën, duke e konsideruar ata si gënjeshtër, dhe për justifikimet e tyre të pavlera.
– “Shih tani se si qe përfundimi i mohuesve!” – Kuptimi: Le të jenë të kujdesshëm ata që mohojnë dhe nuk besojnë në profetët dhe mesazhin e tyre! Le të kujtojnë se edhe ata do t’i godasë ndëshkimi që goditi brezat para tyre, nëse vazhdojnë në rrugën e mohimit dhe të refuzimit të së vërtetës.