– “E si mund të jetë vallë (pjesa e Zotit) ajo që rritet me stoli e që kur polemizon ka argumentim të dobët?” – Për femrat, – të cilat janë të mangëta në bukurinë e tyre, prandaj vënë lloj-lloj stolish për t’u zbukuruar, – ata pretendojnë se janë fëmijë të Zotit! Ato janë më të mangëta se meshkujt edhe në aftësinë për të argumentuar dhe për të shprehur atë që kanë në zemrën e tyre. Atëherë, si pretendojnë idhujtarët se ato janë fëmijët e Zotit?!