Select Page

“Është Ai që ka krijuar gjithçka në çift …” – Allahu i Lartësuar ka krijuar gjithçka në çift: njerëzit, kafshët, bimët, fenomenet natyrore etj. Për shembull, Ai ka krijuar natën dhe ditën, të ngrohtën dhe të ftohtën, mashkullin dhe femrën e kështu me radhë.

– “… dhe që ju ka mundësuar anije dhe kafshë, që të udhëtoni me to.” – Kuptimi: Allahu i Lartësuar ju ka mundësuar që të ndërtoni anije, nëpërmjet të cilave të kryeni shërbimet tuaja të nevojshme. Ai krijoi për ju edhe kafshë të bartjes, të cilat Ai i ka nënshtruar për ju, që t’i përdorni për shërbimet tuaja dhe të kujtoni mirësitë e Allahut mbi ju.