Select Page

– “Ne kemi shkatërruar edhe më të fuqishëm se këta. Tashmë jua kemi treguar shembullin e popujve të shkuar.” – Kuptimi: Allahu i Madhërishëm i ka shkatërruar popujt e shfrenuar dhe të pabindur. Prandaj edhe ju të mos ju mashtrojë fuqia dhe pushteti që keni. Allahu i Lartësuar ka shkatërruar popuj edhe më të fuqishëm e më të mëdhenj se ju. Historitë e tyre janë përmendur shumë qartë në Kur’an. Merrni mësim dhe ruajuni që të mos ju godasin edhe ju ndëshkimet që kanë goditur ata. Mos shpërfillni Shpalljen e Allahut dhe kujdes me pasimin e rrugës së Profetit!