– “Vallë, a do ta ndalim Ne paralajmërimin tuaj (përmes shpalljes), ngaqë jeni popull i shfrenuar?!” – Asnjëherë të mos mendohet se Allahu mund t’i linte njerëzit pa u shpallur libra hyjnorë dhe pa u dërguar profetë, që do t’i udhëzonin në rrugën e drejtë për të gjetur lumturinë në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Fakti që njerëzit i kundërshtojnë librat dhe profetët e Tij nuk mund ta pengonte të Gjithëmëshirshmin që t’u jepte Shpallje hyjnore, ku t’u tregonte gjithçka për të gjetur rrugën e drejtë dhe lumturinë në të dyja jetët. Kështu, nëse ata besojnë, kjo është mirësi dhe dhuratë nga i Madhëruari, që është Shpërblyesi më i mirë, për përpjekjet e tyre modeste. Por nëse zgjedhin të refuzojnë, atëherë ata nuk do të kenë më asnjë justifikim para Allahut të Drejtë, por i pret ndëshkimi i përjetshëm.