– “Thuaju: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij, që e krijoi Tokën për dy Ditë dhe i shoqëroni Atij shok?! Ai është Zoti i botëve. Është Ai që vuri në Tokë male të fuqishme, e bekoi atë (Tokën) me të mira dhe brenda katër Ditëve përcaktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të.” Ky është shpjegimi për ata që pyesin.” – Kjo është një pyetje, që tregon habi, por edhe ndalesë nga krimi që bëjnë qafirët, të cilët adhurojnë idhuj, duke iu përulur e duke i barazuar me Allahun e Madhërishëm, Mbretëruesin Bujar, i Cili e krijoi Tokën vetëm për dy ditë, pastaj e sheshoi atë për dy ditë të tjera, duke vendosur malet si shtylla, të cilët e mbajnë Tokën të qëndrueshme nga dridhjet dhe lëvizjet. Krijimi i saj u plotësua më tej, duke nxjerrë bimësinë e çdo gjë tjetër.
E gjithë kjo ndodhi në katër ditë, për ta ditur ata që pyesin rreth krijimit të saj. E kush mund të përgjigjet më mirë se i Gjithëdituri e i Plotpushtetshmi? Ky është një fakt i vërtetë, i cili nuk ka as mangësi dhe as shtesa. Pas krijimit të Tokës, Allahu iu drejtua krijimit të qiellit, i cili ishte tym. Pastaj u tha qiellit dhe Tokës: