Select Page

  “Ata thonë: “Zemrat tona janë të mbyllura për (të pranuar) atë që ti na fton,  veshët tanë janë shurdhuar keq … ”” – Kundërshtarët dhe armiqtë e së vërtetës, duke treguar shkakun e mospërfitimit prej ajeteve të Kur’anit, thonë: Zemrat tona janë të mbyllura, të kyçura e të vulosura, prandaj ne nuk mund ta kuptojmë dhe pranojnë atë. Veshët tanë – thonë ata – janë bllokuar, prandaj nuk mund t’i dëgjojmë porositë e Allahut.

“… dhe ndërmjet nesh dhe teje ka një perde.” – Kuptimi: Ne nuk mund të shohim. Në këtë mënyrë, ata shfaqin armiqësi të hapur ndaj Profetit (a.s.) dhe Shpalljes hyjnore. Nga ana tjetër, ata shprehin vetëkënaqësinë me gjendjen në të cilën ndodhen:

“… Prandaj ti vepro siç do vetë, kurse ne do vazhdojmë me tonën!” – Kuptimi: Ashtu sikurse ti je i kënaqur me veprat dhe përkushtimin në fenë tënde, edhe ne jemi të kënaqur me veprat në fenë tonë. Ky është tregues i humbjes së tyre të thellë, të cilën e shohin si lumturi dhe mirësi. Ata e shesin imanin për të blerë kufrin dhe sakrifikojnë ahiretin për të fituar diçka nga kjo dynja.