Select Page

– “Që jep sihariqe dhe paralajmërime, por shumica e tyre (njerëzve) i kthejnë shpinën dhe nuk dëgjojnë.” – Kur’ani i përgëzon ata që e pranojnë dhe zbatojnë atë për shpërblime të shumta në dynja dhe ahiret. Por ai edhe paralajmëron për dënime të dhimbshme në jetën e dynjasë dhe në ahiret ata që e shpërfillin dhe nuk e vënë në zbatim. Megjithëse cilësitë e këtij libri bëjnë që ai të pranohet, të respektohet, të besohet dhe të zbatohet lehtësisht, shumica e krijesave i kthejnë shpinën atij me mendjemadhësi dhe mospërfillje. Ata nuk e dëgjojnë Kur’anin, me kuptimin që nuk e pranojnë atë, edhe pse mund ta dëgjojnë me veshë atë. Ose dëgjimi i tyre nuk u sjell dobi, madje zhvleftëson çdo lloj justifikimi para Zotit për moszbatimin e porosive të Tij.