Select Page

– “Hyni tani në dyert e Xhehenemit! Aty do të jeni përgjithmonë. Sa i shëmtuar është vendi i kryeneçëve!” – Secili grup të dënuarish, në varësi të padrejtësive që ka bërë, do të hyjë në shtresën e Zjarrit që meriton prej shtresave. Allahu i Madhëruar thekson: “Aty do të jeni përgjithmonë”, pra, nuk kanë për të dalë kurrë prej tij! Sa i keq është përfundimi i qafirëve kryeneçë e arrogantë! Ai është një fund poshtërues e përçmues! Atje do të burgosen dhe do të ndëshkohen, duke vuajtur sa në zjarrin përvëlues, e sa në të ftohtin e acartë të Xhehenemit.