Select Page

“Ata do të thonë: “Na kanë humbur sysh!” – Ata kanë humbur dhe nuk duken. Por edhe nëse do të ishin aty, kjo nuk do të sillte asnjë dobi. Pastaj ata përpiqen të mohojnë faktin që ishin idhujtarë dhe që adhuronin të tjerë ‘zota’ veç Allahut, të cilëve u luteshin e u kushtonin sakrifica:

– “Jo, ne nuk kemi adhuruar asgjë më parë (që meriton të adhurohet). – Ka mundësi që, me këto fjalë, ata të mundohen të tregojnë se nuk ishin idhujtarë, duke menduar se kjo do t’i ndihmojë për të shpëtuar nga ndëshkimi. Por ka mundësi që kështu të deklarojnë kotësinë e adhurimeve të tyre, që ua përkushtonin zotave të rremë. Ky i fundit është kuptimi më i dukshëm i ajetit. Pra, ata e pranojnë se ishin të gabuar në dynja, kur zgjodhën të adhuronin zota të tjerë veç Allahut, sepse Allahu në të vërtetë nuk ka shok e partner në meritën e adhurimit. Ata do të pranojnë se ishin të gabuar që adhuronin diçka që nuk meritonte adhurimin. Këtë kuptim e mbështet edhe vijimi i ajetit, ku thotë i Lartësuari:

– “Ja, kështu i çon Allahu në humbje jobesimtarët.” – E tillë ishte edhe humbja e tyre në dynja. Ajo ishte e dukshme dhe e dallueshme nga të gjithë. Për këtë arsye, në Ditën e Gjykimit, edhe ata vetë do ta pranojnë se kanë qenë në humbje të qartë. Atë ditë do ta kuptojnë edhe më mirë fjalën e Allahut të Lartësuar: “Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë.” [Junus 66].

Për këtë tregon gjithashtu edhe thënia e Allahut: “Nëse u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj; por, edhe sikur ta dëgjonin, ata nuk mund t’i përgjigjen (lutjes suaj). Në Ditën e Kijametit, ata do ta mohojnë adhurimin tuaj. Dhe askush nuk mund të ta thotë ty (o njeri), të vërtetën, siç ta thotë Ai, që është i Gjithëditur.” [Fatir 14].

Po kështu edhe në ajetin: “Thuaju atyre: “A nuk i shihni ata që i lusni në vend të Allahut? Më tregoni, çfarë kanë krijuar ata në Tokë? Apo, vallë, kanë marrë pjesë në krijimin e qiejve?! Më sillni ndonjë libër tjetër para këtij ose ndonjë gjurmë diturie (nga Zoti), nëse flisni të vërtetën!” Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen (edhe sikur t’u luten) deri në Kijamet?! Ata janë të paditur (e të pafuqishëm t’u përgjigjen) për lutjet e tyre. Dhe kur të mblidhen bashkë të gjithë njerëzit (në ditën e Llogarisë), ata (idhujt) do të jenë armiqtë e tyre dhe do t’ua mohojnë adhurimin që u përkushtuan.” [Ahkaf 4 – 6]. Banorëve të Zjarrit u thuhet: