Select Page

– “Atëherë, kur zinxhirët t’u shtrëngohen te qafa e të tërhiqen zvarrë, në ujë të valë dhe kur të hidhen në Zjarr.” – Qafat do t’u mbërthehen me pranga, në një mënyrë që nuk do mund të lëvizin prej shtrëngimit të tyre. Ata do të jenë të lidhur së bashku me shejtanët, të cilët i shoqëruan në dynja. Ashtu të lidhur do të tërhiqen zvarrë në zjarrin e Xhehenemit. Ata do të ndëshkohen me ujë të valuar dhe me zjarr, flakët e të cilit do të shtohen fort e më fort. Pastaj, mes këtij ndëshkimi, u drejtohen fjalë torturuese e poshtëruese, duke u kujtuar shirk-un, mosbesimin dhe mohimin e tyre të shpalljeve dhe të profetëve të Zotit: