– “Është Allahu Ai që jep jetë dhe sjell vdekje.” – Allahu është i vetmi që ka në dorë jetën dhe vdekjen. Çdonjë që vdes, me shkak apo pa shkak, vdes veçse me lejen dhe caktimin e Tij. I Madhëruari thotë në një ajet tjetër: “Allahu ju krijoi prej dheu, pastaj prej një pike uji (sperme) e pastaj ju bëri çift. Çdo femër mbetet shtatzanë dhe lind veçse me dijen e Tij. Askujt nuk i jepet të jetojë gjatë ose t’i shkurtohet jeta, pa qenë kjo e shënuar në Libër (Leuhi Mahfudh). Dhe kjo është e lehtë për Allahun.”.”. [Fatir 11].
– “Kur dëshiron diçka, Ai vetëm thotë: “Bëhu”, e ajo menjëherë bëhet.” – Nëse Ai dëshiron të kryhet a të ndodhë diçka, e madhe apo e vogël, e rëndësishme apo jo në dukje, Ai vetëm i thotë: “Bëhu!” dhe ajo bëhet; asgjë nuk mund ta ndalojë, ta kthejë apo ta ndryshojë atë.