– “Kush bën ndonjë vepër të keqe, do të ndëshkohet për aq sa meriton, …” – Çdokush që bën një vepër të keqe, që kryen një haram, që nuk bindet apo që bën idhujtari, shkelje kufijsh me harame, do të shpërblehet sipas asaj që ka bërë, me ndëshkimin që meriton, sepse puna e keqe sjell ndëshkim për vepruesin e saj.
– “… e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, e është besimtar, do të hyjë në Xhenet, ku do të shpërblehet pa masë.” – Ndërsa çdokush që kryen vepra të mira, qofshin ato të gjymtyrëve, të zemrës apo fjalë goje, atij do t’i jepet shpërblim pa masë. Allahu i Madhëruar do t’i japë këtij njeriu shumë më tepër nga ç’mendon dhe pret, më shumë nga ç’meriton me punët e tij.