– “O populli im, jeta e kësaj bote është veçse një përjetim i shkurtër …” – Kjo dynja është veçse një përjetim i shkurtër dhe kalimtar. Njeriu argëtohet e kënaqet në të përkohësisht, por shumë shpejt asaj i vjen fundi dhe çdo gjë zhduket e harrohet, sikur të mos kish qenë kurrë. Atëherë, mos u mashtroni nga kjo jetë e shkurtër dhe të braktisni e shpërfillni qëllimin për hir të të cilit u krijuat, pra, adhurimin e Zotit Bujar e të Gjithëmëshirshëm. Gjithmonë kujtoni që:
– “Jeta Tjetër, ajo është Shtëpia e perhershme.” – Në ahiret do të përfundojnë të gjithë, prandaj atij duhet t’i jepni përparësi dhe rëndësi. Për atë jetë të pafundme duhet të përpiqeni e të punoni sinqerisht dhe me këmbëngulje. Vetëm kështu do të arrini lumturinë dhe kënaqësinë e përjetshme.