Select Page

– “Ditën kur, nga frika, do të sprapseni për të gjetur shpëtim, por nuk do të gjeni asnjë që t’ju mbrojë prej Allahut.“ – Kuptimi: Kur të rrëmbeheni për t’u hedhur në zjarrin e Xhehenemit, do të përpiqeni të ktheheni pas e të vraponi për të shpëtuar, por atë ditë askush nuk mund t’ju shpëtojë prej ndëshkimit të Allahut. Askush, veç Zotit, nuk mund t’ju shpëtojë e t’ju ndihmojë nga ndëshkimi, sikurse thuhet në një tjetër ajet: “S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë.” [Tarik 8 – 10].

– “Askush nuk mund ta udhëzojë atë që Allahu e lë në humbje. – Nuk do të gjesh udhëzues, sepse udhëzimi është në dorën e Allahut të Lartësuar. Nëse Allahu i Madhëruar, me diturinë dhe urtësinë e Tij, e lë jashtë udhëzimit, për shkak se ai nuk e meriton udhëzimin nga ligësia që fsheh në shpirtin e tij, atë nuk mund ta udhëzojë askush.