Select Page

– “Atë Ditë gjithkush do të shpërblehet për atë që ka bërë.” – Gjithësecili do të shpërblehet për atë që ka bërë në dynja, me të mirë ose me të keq, për punët e mëdha e të shumta dhe për punët e vogla e të pakta. Atë ditë, askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi me shtim të këqijash apo me pakësim shpërblimi.

– “Atë Ditë nuk do të ketë padrejtësi. Me të vërtetë Allahu është Llogaritës i shpejtë.” – Pra, të mos ju duket larg ajo ditë. Çdo gjë që ka për të ardhur është afër. Allahu është Llogaritës i shpejtë i veprave të robërve  të Tij në Ditën e Gjykimit, sepse Ai është Gjithëpërfshirës me dijen e Tij dhe i Plotë në pushtetin e Tij.