Select Page

– “O Zoti ynë! Futi ata (që pendohen dhe ndjekin rrugën Tënde) në kopshtet e Adnit, të cilat ua ke premtuar, …” – Kuptimi: Futi ata në Xhenetin të cilin ua ke premtuar nëpërmjet profetëve të Tu.

“… së bashku me të mirët prej etërve të tyre, bashkëshorteve të tyre dhe pasardhësve të tyre.” – Pra, futi në Xhenet së bashku me ata të cilët u rregulluan dhe u bënë të mirë, nëpërmjet imanit dhe veprave sipas këtij imani. Kësisoj, melekët luten për prindërit, bashkëshortet, shokët e miqtë e besimtarëve, si dhe për pasardhësit e tyre.

“Vërtet, Ti je Ngadhënjimtari, i Urti!” – Ti je Krenari e Ngadhënjimtari, që ke nënshtruar çdo gjë me madhështinë Tënde. Ti u fal gjynahet robërve , largon prej tyre çdo të keqe dhe çdo shkaktar gjynahesh, si dhe u mundëson atyre të arrijnë çdo të mirë. Ti je El Hakimu – i Urti, i Cili vendos gjithçka në vendin e vet.

O Zoti ynë, nuk të lutemi për ndonjë gjë, nëse urtësia Jote sugjeron të kundërtën e lutjes sonë. Ne të lutemi për faljen e besimtarëve, sepse këtë e kërkon urtësia Jote, të cilën e ke sqaruar nëpërmjet profetëve të Tu. Këtë e kërkon, gjithashtu, edhe Bamirësia e Bujaria Jote.