– “I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i gjithfuqishëm! Ai është i pastër nga ajo çfarë i përshkruajnë ata.“ – Pra, u dëlirësoftë dhe lartësoftë Zoti i krenarisë, Ngadhënjimtari, i Cili ka nënshtruar gjithçka nën pushtetin dhe fuqinë e Tij. Allahu i Madhëruar qëndron lart dhe larg çdo përshkrimi të padenjë dhe të pavërtetë që idhujarët bëjnë për Të.