– “Tashmë, Fjala Jonë u është dhënë më parë robërve tanë të dërguar se ata, pa dyshim do të ndihmohen (nga Ne) dhe se Forcat Tona ato me siguri do të jenë ngadhënjimtare.“ – Ky është premtimi i Allahut, që kurrë nuk mund të thyhet. Të dërguarit dhe adhuruesit e Tij të sinqertë kanë për të triumfuar gjithmonë! Ata do të arrijnë çdo mirësi e do të shpëtojnë nga çdo ligësi. Ata do të dalin fitimtarë mbi të gjithë të tjerët, sepse është Allahu Ai që u jep fitoren dhe i mbështet me ndihmën e Tij të fuqishme.
Kështu, atyre u mundësohet që ta përkryejnë dhe shfaqin haptas fenë e tyre. Ky është një përgëzim i mrekullueshëm për të gjithë ata që përshkruhen si “xhundu-Allah” – ushtri e Allahut. Nëse i përmbahen dhe zbatojnë fenë e Allahut në veten e tyre dhe luftojnë kundër atyre që Allahu ka urdhëruar që të luftohen, atëherë ta dinë se fitorja është e tyre dhe Allahu është me ta.