Select Page

Dhe kishte nga ata (idhujtarët mekas) që thoshin: Sikur të kishim pasur ndonjë libër nga të parët Ne, me siguri do të kishim qenë rob të sinqertë të Allahut.” Ata e mohojnë atë (Kur’anin).  Allahu i Lartësuar  na njofton se idhujtarët shtireshin sikur donin që të ishin të udhëzuar, prandaj thoshin: “Po të kishim ndonjë libër nga të parët,  do të ishim robër të sinqertë të Allahut.

Po të na vinte edhe ne ndonjë shpallje e kujtim nga Zoti,  ashtu  siç u erdhën popujve të shkuar, ne do të ishim të sinqertë në adhurimin e Allahut si një i vetëm.” Por Allahu i Lartësuar thotë: “Ata e mohojnë atë (Kur’anin).” Domethënë, ata gënjenin, sepse atyre u erdhi Libri më i mirë, por refuzuan ta pasonin. Kështu u  kuptua se ata e refuzonin me forcë  dhe urrejtje të vërtetën, madje e luftonin atë. Por:

Por, shpejt do ta mësojnë (çfarë i pret). Ata do ta shohin  ndëshkimin, kur t’i godasë. Gjithashtu, të mos mendojnë se në këtë botë kanë për të fituar mbi të vërtetën dhe pasuesit e saj. Allahu i Lavdëruar thotë: