– “Çdonjëri prej nesh (melekëve) ka një vend (e detyrë) të caktuar.“ – Në këtë ajet jepet pastërtia e melekëve nga ajo që idhujtarët shpifin për ta dhe faktin se ata janë robër të bindur dhe të mirë të Allahut. Ata kurrë nuk ia kthejnë fjalën Allahut, as edhe për një çast të shkurtër sa një pulitje sysh. Për secilin nga ata, Allahu ka dhënë një detyrë dhe pozicion të caktuar, që nuk e tejkalojnë apo ndryshojnë. Melekët nuk kanë asnjë çështje në dorë.