– “Dhe kujtoni kur Ne ju thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani aty lirisht e ku të dëshironi!” – Edhe kjo qe një tjetër mirësi ndaj tyre, pas padrejtësisë dhe mosbindjes së tyre. Allahu i Lartësuar i urdhëroi ata të hynin në një vend, që do të ishte atdheu i tyre, vendi i krenarisë, i prehjes dhe i qetësisë për ta, ku do të shijonin furnizimin dhe të mirat e dhuruara prej Tij. Ai i urdhëroi që të hynin në këtë vend, duke shprehur nënshtrimin ndaj Allahut të Lartësuar me rënien në sexhde në momentin e hyrjes dhe duke thënë me gojë: “Kërkojmë falje (ĥiŧŧatun)!”
– “Hyni te portat (e qytetit) të përulur dhe thoni: “Kërkojmë ndjesë (Hittatun).” Ne do t’jua falim gjynahet tuaja.” – Me këtë përulje, të shprehur me vepër (me sexhde) dhe me fjalë, ata do të pastroheshin nga gjynahet e tyre të shumta. Kuptimi: Me kërkesën tuaj për t’jua fshirë gjynahet, Ne do t’jua fshijmë ato. Por jo vetëm kaq. Çdokush që bën vepra të mira, Allahu i Lartësuar do ta shpërblejë më shumë, si në këtë jetë, ashtu edhe në jetën tjetër, siç thotë i Lartësuari:
– “Ndërsa bamirësve do t’ua shtojmë (të mirat).” Megjithatë, jo të gjithë e pranuan këtë ofertë. Të padrejtët e shpërfillën atë, duke u tallur në mënyrë të pacipë: