– “… dhe ata i besuan.“ – Të gjithë ata e besuan dhe e pasuan Junusin, dhe kështu ata do të përfshihen në peshoren e tij të mirësive.
– “Ne i lamë të jetonin për një kohë.“ – Zoti e largoi dënimin nga populli i Junusit, edhe pse ai gati sa nuk i përfshiu të gjithë. I Lartësuari thotë: “Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.” [Junus 98.]