– “Edhe Junusi qe nga të dërguarit Tanë.“ – Allahu i Madhëruar e lëvdon adhuruesin dhe Profetin e Tij të dashur, Junusin të birin e Metteas ashtu siç lëvdoi edhe vëllezërit e tij profetë. Ai e dalloi atë duke e bërë profet dhe e ngarkoi me misionin që të ftonte njerëzit në rrugën e Allahut. Allahu i Madhëruar na tregon se Junusi kaloi një sprovë, por Ai e shpëtoi për shkak të imanit të çiltër dhe për shkak të veprave të tij të mira.