– “Ju (o banorë të Mekës) me siguri kaloni aty pranë (rrënojave) ditën dhe natën (gjatë udhëtimeve).“ – Ju kaloni pranë vendbanimeve të tyre gjatë ditës dhe natën. Ju kaloni shpesh në ato vende dhe e dini shumë mirë se çfarë u ndodhi atyre.
– “Atëherë, a nuk po llogjikoni?“ – A nuk mendoni për këto shenja e argumente të lëna nga Zoti dhe të hiqni dorë nga çdo veprim që është i dënueshëm?!