Select Page

Edhe Luti qe prej të dërguarve Tanë. Kujto, kur Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij!Allahu i Madhëruar lëvdon Profetin e Tij të dashur Lutin. Ai e dalloi atë duke e bërë profet. Luti ishte ftues i njerëzve në rrugën e Zotit dhe mësues i të mirës. Ai e paralajmëroi popullin e tij që t’i largoheshin shirkut dhe poshtërsive. Më pas, kur ata nuk e dëgjuan dhe nuk pranuan të bindeshin, Allahu i Madhëruar e shpëtoi Lutin dhe familjen e tij. Ata u nisën në udhëtimin e shpëtimit natën herët, duke shpëtuar nga dënimi i ashpër që e mbuloi atë vend.