– “Dhe Ne i dhamë atij lajmin e mirë për lindjen e Is’hakut – profet e një prej njerëzve punëmirë.“ – Allahu i Madhëruar e përgëzoi se do t’i jepej Is’haku, i cili do të jetonte dhe do të bëhej me një djalë, Jakubin, prej të cilit do të vinin pasardhës të tjerë. Ata do të ishin profetë të zgjedhur. Siç shihet, këto ishin përgëzime të njëpasnjëshme.