– “E kur ata të dy iu dorëzuan urdhrit (të Allahut) dhe ai (Ibrahimi) e shtriu (Ismailin) përmbys.“ – Kështu, ata që të dy, atë e bir, u dorëzuan për të zbatuar urdhrin. Babai u bë gati që të bënte kurban frytin e zemrës së tij, për të zbatuar urdhrin e Zotit, të Cilin e donte dhe i frikësohej më shumë se gjithçkaje tjetër. Ndërsa djali e përgatiti veten që të bënte durim, duke nënshtruar veten për kënaqësinë e Zotit të tij dhe për të respektuar atin e tij. Atëherë: “… e shtriu (Ismailin) përmbys.” Pra, Ibrahimi e uli Ismailin me fytyrën poshtë, për ta bërë gati për ta bërë kurban. E ktheu me fytyrë poshtë, që të mos shihte fytyrën e tij gjatë aktit sublim. Pikërisht në ato çaste: