Select Page

Ata thurën kurthe kundër tij, por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.”. – Kështu, ata donin ta ndëshkonin me dënimin më të tmerrshëm, me djegie për së gjalli. Por Allahu i Madhëruar thotë: “… por Ne bëmë që ata të jenë më të poshtëruarit.” Allahu ua ktheu kurthin mbi kokat e tyre dhe e shndërroi zjarrin e Ibrahimit në freski dhe paqe për të. Pasi ata bënë këtë dhe Ibrahimi u solli argumente të mjaftueshme për kotësinë e shirkut të tyre, nuk i mbeti gjë tjetër për të bërë me ta, prandaj: