Select Page

Ata (populli) iu afruan atij me të shpejtë.Duke u ngutur për ta ndëshkuar, pasi hetuan rreth çështjes, thanë: “Kush e bëri këtë me zotat tanë?” – thanë ata. – “Ai qenka kriminel” Disa thanë: “Kemi dëgjuar për një djalë, që i përçmonte ato, i cili quhej Ibrahim.” Atëherë, – thanë ata, – silleni atë këtu në sy të njerëzve, që ta shohin të gjithë!” Ata e pyetën: “Ti e bëre këtë me zotat tanë, o Ibrahim?” [Enbija 59.]

Pasi e qortuan dhe akuzuan për veprën e tij, ai u tha: “Atë e ka bërë i madhi i tyre. Pyesni vetë ata, nëse mund të flasin.” Ata u ndalën pak dhe, pasi u menduan, i thanë njëri-tjetrit: “Vërtet, keqbërësit jeni ju vetë,” Por pastaj iu kthyen sërish mosbesimit dhe i thanë atij (Ibrahimit): “Po ti e di shumë mirë se këta nuk flasin!” Ai u tha: “Vallë, po adhuroni në vend të Allahut ata që nuk ju sjellin asnjë dobi e as dëm? Mjerë për ju dhe për ata që ju adhuroni veç Allahut! A nuk e kuptoni?”