Select Page

– “Iu kthye zotave të tyre dhe tha: “A nuk po hani ju?” Ç’është me ju, që nuk po flisni?” – Duke nxituar fshehtas drejt tyre, u afrua dhe, duke i përçmuar, u tha: “A nuk po hani ju?  Pse nuk flisni?  Si është e mundur që ju të jeni të adhuruarit e njerëzve?!” Idhujt janë më të mangët sesa kafshët, të cilat edhe hanë, edhe mund të nxjerrin zë. Ndërsa idhujt janë sende që as hanë e as flasin.